Sipas IGJEUM magnituda e tërmetit që goditi vendin në ora 18:01 ishte 3.8 e shkallës Rihter.
Epiqendra e lëkundjes ishte në Selishtë të Dibrës. Ende nuk ka njoftime për dëme ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në kryeqytet pasi epiqendra ishte 40 km larg kryeqytetit, me një thellësi prej 15.2 km. Lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat përreth epiqendrës.
Sipas komunikimeve paraprake me përfaqësuesit e pushtetit lokal, strukturat e mbrojtjes civile të Bashkisë Burrel dhe Qarkut Dibër nuk raportohen dëme materiale.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbetet në ndjekje të situatës njofton ministria e mbrojtjes.