
Gazetarja Bleona Metushi ka folur rreth asaj që po ndodh me koncesionin për Aeroportin e Vlorës pas denoncimit të Valon Ademit aksioner i 2A Group.
Në OPINION TV Klan, gazetarja u shpreh se Prokuroria e Tiranës ka kryer disa veprime hetimore dhe është marrë nën hetim një person.
Sipas gazetares në lidhje me Aeroportin e Vlorës është marrë në pyetje dhe vëllai i Behgjet Pacollit.
“Gjatë këtyre ditëve të fundit Prokuroria e Tiranës ka kryer disa veprime hetimore.
Kallëzimi është bërë nga Valon Ademi.
Është marrë një person nën hetim. Burimet që është pyetur dhe vëllai i Behgjet Pacollit.
Deri më tani Prokuroria nuk ka përcaktuar në mënyrë kronologjike përgjegjësin e veprës penale”, tha gazetarja