Një zakon i vjetër si shëtitja pas darkës po përjeton një rilindje në rrjetet sociale me një emër të ri dhe jo pak të pazakontë: “fart walk” (shëtitja e gazrave). Kjo tendencë po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet, sidomos mes përdoruesve që pretendojnë se një shëtitje e shkurtër, rreth 30 minuta deri në një orë pas ngrënies, ndihmon në tretje dhe lehtëson simptomat e pakëndshme si fryrja apo gazrat.

Disa ndjekës të kësaj praktike thonë se ecja ndihmon në lëvizjen e traktit tretës dhe redukton shqetësimet e stomakut pas vakteve. Megjithatë, për të sqaruar sa vërtetë qëndron pas këtyre pretendimeve, janë pyetur edhe mjekët dhe specialistët e tretjes.

Ata shpjegojnë se aktiviteti i lehtë fizik pas ngrënies mund të ndihmojë vërtet në përmirësimin e tretjes dhe në qetësimin e disa simptomave gastrointestinale. Megjithatë, e rëndësishme është që të shmangen ushtrimet intensive menjëherë pas ngrënies.

Tani që trendi është kthyer në temë diskutimi në rrjet, pyetja që shtrohet është: A shkoni edhe ju në “ecje pas vakti”?

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu