U “helmua” në Amerikë, por “antihelmin” po shkon ta marrë në Rusi. Kremlini konfirmon se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, do të jetë në Moskë më 9 maj, kur do të mbahet dhe parada ushtarake për ditën e Fitores së Sovjetikëve ndaj Gjermanisë Naziste.

“Është planifikuar një bisedë midis Vladimir Putin dhe Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç”, konfirmoi ndihmësi i liderit rus, Juri Ushakov, sipas asaj që raportojnë mediat në Beograd. Ai shpjegon se, përveç çështjeve bilaterale, Putin dhe Vuçiç do të diskutojnë edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor.

“Është e qartë për të gjithë se bashkëpunimi strategjik midis Rusisë dhe Serbisë është konstruktiv dhe i dobishëm për të dyja palët. Përveç diskutimit të çështjeve dypalëshe, ata do të shkëmbejnë pikëpamje mbi çështjet që lidhen me Ballkanin Perëndimor”, tha Ushakov. Megjithate shfaqen probleme për Vuçiç, pasi Lituania dhe Letonia nuk i lejojnë tranzitin për në Rusi. /Tema

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu