
Artan Lame u shua në moshën 58-vjeçare, një lajm që befasoi opinionin publik.
Ai ka mbajtur një sërë funksionesh publike ndër të tjera edhe si Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK).
Nga ky post, Lame dha dorëheqjen në vitin 2023. Këtë e konsideroi një dhuratë për ditëlindjen si dhe për t’u fokusuar te shëndeti.
“Kryeministër unë nesër kam ditëlindjen dhe pas disa ditësh kam dhe përvjetorin, do të shkoj të bëj vizitat nga fillimi të asaj ngjarjes me shëndetin që kam pasur para disa vjetësh. Dhe e konsideroj këtë tërheqje si dhuratë për ditëlindje sepse realisht kam nevojë për t’u fokusuar tek shëndeti dhe vetja për një periudhë të shkurtër kohe. Sepse prapë e them që do më hanë duart për të bërë ndonjë punë. Faleminderit për mundësinë që më dhatë mundësinë të lë atë germën time në historinë e shtetit shqiptar, punë të mbarë drejtores së re”, shprehej Artan Lame asokohe.
Sipas asaj që raporton Klan News, ish-kreu i Kadastrës ndërroi jetë në një spital në Mynih të Gjermanisë, ku ndodhej për kurim prej një jave, pas goditjes nga një ishemi cerebrale./tvklan.al