Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit në Qarkun Kukës.

Ndonëse me fitore në këtë qark, opozita ka kërkuar audit të plotë të zgjedhjeve të 11 majit.

Qarku i parë me tabelën e rezultateve të certifikuara nga KQZ është Kukësi.

Gjatë mbledhjes, kryekomisioneri Ilirian Celibashi bëri me dije se partia fituese është Partia Demokratike-Koalicioni për Shqipërinë Madhështore.

Por ndonëse forcë fituese, opozita pretendon për manipulim votash edhe në këtë qark.

Madje kërkojnë një audit të plotë që nga data e dekretimit të zgjedhjeve për të parë të metat e procesit.

Megjithatë, kreu i KQZ u shpreh se sa i përket vërejtjeve ndaj zgjedhjeve do të diskutohet në mbledhje të tjera.

Kukësi ishte qarku i parë që përfundoi dhe procesin e numërimit të votave të diasporës, përfshirë dhe ato preferinciale.

Ndërkaq ka përfunduar numërimi dhe në qarqet Dibër dhe Shkodër./oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu