
Drejtuesi politik i PS pë diasporën, Taulant Balla falenderon te gjithë shqiptarët që u regjistruan për të votuar me postë.
“ÇEREK MILIONI ZGJEDHËS NGA DIASPORA❤️🖤
Mirënjohje të gjithë atyre që u regjistruan të marrin pjesë në këto zgjedhje historike 🗳️ Edi Rama Partia Socialiste e Shqipërisë #SHQIPËRIA2030🇦🇱🇪🇺” shkruan Balla pak minuta pas mesnatës së 4 marsit kur përfundoi afati për t’u regjistruar për zgjedhjet e 11 majit si votues nga jashtë.