Vijojnë problematikat në aksin rrugor Qukës–Qafë Plloçë, konkretisht në Lotin e dytë, në afërsi të kthesës së fshatit Trebinjë, ku janë konstatuar çarje dhe fundosje të trupit të rrugës.

Sipas informacioneve, për shkak të rrezikut për qarkullimin e automjeteve, lëvizja kryhet vetëm në një korsi, ndërsa segmenti konsiderohet problematik për sigurinë rrugore.

Rruga Qukës–Qafë Plloçë ka shfaqur problematika të shumta, pavarësisht se është inauguruar vetëm pesë muaj më parë. Situata u përkeqësua pas reshjeve të forta të muajve nëntor dhe janar, të cilat shkaktuan rrëshqitje masive dherash dhe rënie shkëmbinjsh në trupin e rrugës.

Në rastin e parë, autoritetet hapën një bypass për të garantuar qarkullimin, ndërsa në rastin e dytë aksi u mbyll për rreth 10 ditë, duke shkaktuar vështirësi të shumta për drejtuesit e mjeteve.

Pamjet e siguruara nga vendngjarja tregojnë gjendjen e rënduar të segmentit rrugor, duke ngritur pikëpyetje mbi cilësinë e punimeve në një projekt ku janë investuar qindra milionë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu