
Nga nisja e kësaj jave 9 persona janë dërguar në prokurori pasi kanë parkuar makinën në rresht të dytë, apo dhe kanë ndaluar në korsi të dedikuara. Sipas kodit penal drejtuesit rrezikojnë nga gjobë deri në 3 vite burgim
Pas kërkesës së kreut të policisë ilir proda për të mos i kaluar vetëm më gjoba rastet e parkimit dysh, apo dhe në zonat e korsisë së emergjencës, atyre të dedikuar këmbësorëve dhe biccikletave, blutë e rrugores kanë nisur dhe procedimin në prokurori të rastevetë zbuluara.
Vetëm të martën u bë e ditur dërgimi i 7 rasteve në tiranë dhe kryesisht nga komisariatet 1, dy dhe tre në kryeqytet.
Sipas pamjeve të policisë mjetet janë gjetur të parkuara në rreshtin e dytë duke vështirësuar lëvizjen. Po ashtu raste të tjera janë kapur në korsitë e dedikuara.
Situata me zjarret në vend, gjatë 24 orëve u raportuan 22 vatra, 11 prej tyre ende aktive
Madje policia bën të ditur se dosja në prokurori për 7 drejtuesit të moshës 20 deri në 25 vjecc janë dërguar mbështetur në nenin 293 të kodit penal.
Sipas këtij përcaktimi nia e pengesave dhe ndalimi me çdo mjet e mënyrë i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik, hekurudhor, ujor e ajror, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Kjo është dosja e dytë që shkon në organin e akuzës me këtë vepër për shkelje të qarkullimit rrugor, ndërsa dy drejtuesit e parë u ndëshkuan të hënën po në kryeqytet./OraNews