Mungesa e skemave mbështetëse dhe moszbatimi i detyrimeve ligjore nga institucionet rrezikojnë që t`i çojnë fermerët drejt falimentit.
Të dhënat e grumbulluara tregojnë se më shumë se 1.300 fermerë të juglindjes, që humbën prodhimet bujqësore si pasojë e shiut dhe e breshrit, nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim, por janë shënuar vetëm si statistika nga bashkia, që iu njeh dëmet.
Ervin Resuli, ekspert për çeshtjet e bujqësisë dhe blegtorisë nga studioja e ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se nëse do e marrim skemën tregëtare në tërësi, ne kemi më shumë një lëmoshë në aspektin e mbështetjes të blegtorëve dhe jo më të flasim për pagesa që nuk japin garanci për mbjellje të dyta ose të treta.
“E gjitha kjo është veçse një show ose diçka për të treguar se ne do marrim eksperiencën më të mirë të Turqisë, ndërkohë që eksperienca ka pafund në rajon dhe më të suksesshme se Turqia”- u shpreh Resuli.
Deklarata e tij:
“Në fakt firmosja e kësaj marrëveshjeje më kujton atë historinë e ‘Akademisë së Çobejve’ e cila në gjykimin tim është një fluskë sapuni.
Po flasim më shumë për protokolle simbolike të firmosjen dhe në fund të ditës nuk kemi asgjë.
Nuk po iki larg po shkoj në Kosovë e cila ka prej vitesh mbështet siguracionin, është e thjeshtë fare, nëse ti ke para dhe dëshiron që ta lançosh si thirrje dhe ti e ke të zgjidhshme që të gjitha kompanitë të hyjnë për të mbrojtur kapitalet e blegtorëve dhe bujqëve shqiptarë.
E thënë ndryshe, e gjitha kjo është veçse një show ose diçka për të treguar se ne do marrim eksperiencën më të mirë të Turqisë, ndërkohë që eksperienca ka pafund në rajon dhe më të suksesshme se Turqia, që kanë vite që implementohen dhe janë të ngjashme me klimën tonë.
Kjo do të thotë se mjafton dëshira e mirë për të çuar disa para në këtë lloj skeme dhe realizohet.
Nëse do e marrim skemën tregëtare në tërësi ne kemi më shumë një lëmoshë në aspektin e mbështetjes të blegtorëve, dhe jo më të flasim për pagesa që nuk japin garanci për mbjellje të dyta ose të treta”./ Syri.Net