Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, shqyrtoi sot projektligjin “Për prodhimin organik, etiketimin e produkteve organike dhe kontrollin e tyre”.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, tha se “bujqësia organike është një sektor i rëndësishëm në strategjinë e BE-së dhe konsiderohet si komponent i zhvillimit të qëndrueshëm të bujqësisë”.
“Objektivi i BE -së është që 25% e tokës bujqësore të jetë e orientuar drejt bujqësisë organike. Shqipëria ka rreth 800 ha sipërfaqe të kultivuar në bujqësi organike dhe ne syjojmë ta zgjerojmë atë në vijim”, tha Denaj.

Denaj vuri në dukej se ky është një sektor me rritje jo vetëm në prodhim por edhe në cilësi ku vihet re se investimet janë rritur, vlera në tregun europian është rritur.

Duke u ndalur tek ndryshimet ligjore, ministrja theksoi se, ato i vijnë në ndihmë sektorit dhe fermerëve për të zhvilluar bujqësinë organike

yacht hotel sarande

“Qëllimi i këtij projektligji është të përcaktojë parimet dhe rregullat për prodhimin biologjik, lidhur me certifikimin dhe përdorimin e treguesve që i referohen prodhimit biologjik në etiketim dhe reklama, dhe rregullat për kontrollin zyrtar, që të sigurojë bazën për zhvillimin e qëndrueshëm të prodhimit organik, funksionimin efikas të tregut të brendshëm dhe garantimin e konkurrencës së drejtë, besimin dhe mbrojtjen e interesave të konsumatorëve”, tha Denaj.

Projektligji synon të arrihen disa objektiva:  të kontribuojë për mbrojtjen e mjedisit dhe klimës; të ruajë pjellorinë afatgjatë të tokës dhe të kontribuojë për një nivel të lartë; biodiversiteti; të kontribuojë për standarde të larta të mirëqenies së kafshëve dhe të nxisë; ruajtjen e racave të rralla dhe autoktone në rrezik zhdukje; të nxisë zinxhirin e shkurtër të shpërndarjes dhe prodhimit lokal në zona; të ndryshme të vendit; prodhimin e produkteve ushqimore me cilësi të lartë./atsh

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu