Bufi, i përmendur pa fund gjatë fushatës së 11 majit nga kryeministri Edi Rama si një etiketë për Sali Berishën – “bufi plak i kënetës” – është kthyer në një simbol që po kalon përtej politikës, madje edhe drejt modës.

Ajo që filloi si një batutë e kryeministrit, që e shoqëroi çdo dalje publike me referencën e bufit për të ironizuar liderin historik të opozitës, është kthyer tashmë në një element dizajni. Në një kthesë befasuese, Armina Mevlani Berisha – nusja e djalit të Sali Berishës – ka prezantuar në linjën e saj të aksesorëve një seri çantash të dizenjuara me figurën e bufit.

Në rrjetet sociale janë publikuar imazhe të modeleve me çanta që mbajnë në qendër simbolin e bufit – një zgjedhje që ka ngritur shumë vetulla dhe më shumë pyetje.

A është kjo një rastësi? Një sarkazëm e rafinuar ndaj etiketimit të Berishës? Apo thjesht një zgjedhje e zgjuar biznesi, ku bufi, tashmë viral, shihet si potencial për tërhequr vëmendje dhe gjeneruar të ardhura?

Ndërsa vetë Sali Berisha u përpoq ta relativizojë epitetin gjatë fushatës, duket se brenda familjes së tij, simboli i bufit nuk është më fyes, por komercial. Dhe kështu, nga një batutë politike, bufi po fluturon lart – këtë herë mbi podiumet e modës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu