Pas një serie ngjarjesh jo fort të denja me protagonistë të kronikës së zezë nga Maliqi, kësaj radhe vjen një tjetër me karakter fetar.

Një ngjarje e pazakontë dhe e denoncuar nga besimtarët si e papranueshme, ka ndodhur në fshatin Pojan të Bashkisë Maliq, ku një tryezë  është shtruar pikërisht para Altarit të Kishës.

yacht hotel sarande

Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu, së bashku me figura të tjera lokale dhe priftin e zonës, Koçon.

Në denoncimin e bërë publik për “JOQ”, qytetarët shprehen të indinjuar për atë që e quajnë “përdhosje të simboleve fetare”. Sipas tyre, shtrimi i tryezës në një vend të shenjtë si Altari i Kishës është një akt i papërgjegjshëm dhe fyes për besimtarët.

Në foto të publikuara, nga e majta në të djathtë identifikohen:

 

Ngjarja ka shkaktuar reagime të ashpra në komunitet, ku shumë e kanë cilësuar këtë veprim si një mungesë respekti ndaj simbolikës dhe shenjtërisë së kishës.

Banorët dhe besimtarët lokalë kërkojnë sqarime dhe përgjegjësi për këtë akt, duke kërkuar që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen./oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu