
Historia e Brody-t, qenit gjigant të racës Qen Mali i Pirenejve, ka tashmë një fund të lumtur pas muajsh vëmendjeje mediatike në Mbretërinë e Bashkuar. I krahasuar me një “ari polar të vogël” për përmasat e tij, Brody u braktis nga pronarët dhe përfundoi në një qendër shpëtimi në veri të Anglisë, ku historia e tij u bë virale.
Pavarësisht qindra kërkesave për adoptim nga Europa dhe SHBA, strehimi kërkonte një familje me përvojë, hapësirë dhe përgjegjësi për nevojat e një qeni kaq të madh. Zgjedhja ra mbi Steve dhe Helen White, një çift nga Kornuelli, me përvojë të gjatë me këtë racë dhe një pronë të përshtatshme.
Çifti ndërmori një udhëtim mbi 800 kilometra për ta njohur Brody-n dhe, pas disa ditësh së bashku, firmosi dokumentet e adoptimit. Sot, Brody është ambientuar plotësisht në shtëpinë e re, ku jeton mes natyrës dhe kafshëve të tjera, duke shijuar shëtitjet, lojërat dhe qetësinë familjare.
Qendra e shpëtimit konfirmon se Brody “është pikërisht aty ku duhet të jetë”, ndërsa historia e tij shërben si shembull i adoptimit të përgjegjshëm dhe respektimit të nevojave të kafshëve.
Burimi: La Stampa






