Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bashkë me bashkëshorten e tij, Brigitte Macron, do të paraqesin dëshmi shkencore dhe fotografike në një gjykatë në SHBA për të provuar që ajo është grua. Ky hap vjen si pjesë e një padie për shpifje ndaj influencueses së djathtë amerikane, Candace Owens, e cila ka përhapur pretendime se Brigitte Macron ka lindur mashkull.

Sipas avokatëve të çiftit Macron, kërkesa për të sjellë prova të tilla është e dhimbshme dhe e rëndë për zonjën e parë franceze, por ata theksojnë se ajo është e vendosur të zbulojë të vërtetën përpara publikut.

Padia u depozitua në korrik 2025 në shtetin Delaware, SHBA, dhe synon të mbrojë dinjitetin dhe reputacionin e çiftit presidencial francez.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu