Një situatë e pazakontë ka ndodhur në ndeshjen e Kupës së Italisë mes Veronës dhe Venecias, e zhvilluar në stadiumin “Bentegodi”.

Në fillim të pjesës së dytë, një stuhi e fortë breshëri goditi stadiumin, duke e bërë të pamundur vazhdimin e lojës. Për shkak të kushteve ekstreme, gjyqtari ndërpreu menjëherë takimin, ndërsa lojtarët dhe stafi teknik vrapuan drejt dhomave të zhveshjes për t’u mbrojtur.

Pas disa minutash, kur moti u përmirësua, takimi u rifillua normalisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu