Një i burgosur në Brazil u zbulua i ngecur në një mur betoni, pasi tentoi pa sukses të arratisej nga burgu. Alan Leandro da Silva, 29 vjeç, dyshohet se kishte kaluar dy ditë duke përdorur vegla për të hapur një vrimë në murin e qelisë së tij në burgun e Rio Brancos, në shtetin Acre – raportojnë mediat lokale, duke cituar burime nga autoritetet.
Pasi mendoi se vrima ishte e mjaftueshme për të kaluar, ai tentoi të largohej, por u ngujua mes betonit, duke mbetur i mbërthyer. Rojet ndërhynë kur vunë re lëvizje të dyshimta në qelinë e tij të hënën, më 16 qershor. Ata thirrën menjëherë ekipin e zjarrfikësve për të ndihmuar në nxjerrjen e tij.
Pamjet filmike tregojnë momentin kur i burgosuri, i zhveshur nga trupi i sipërm dhe me tatuazhe në shpinë, ishte i kapur në një pozicion të sikletshëm, ndërsa ekipet ndërhynin nga pas murit për ta liruar. Autoritetet deklaruan se është vepruar me kujdes për të shmangur lëndimet, dhe fatmirësisht i burgosuri u nxor pa dëmtime.
Më pas, da Silva u mor në pyetje nga hetuesit, të cilët po zhvillojnë hetime mbi përpjekjen për arratisje dhe dëmtimin e pronës së institucionit. Ende nuk është bërë e ditur se si ai kishte arritur të siguronte mjetet për të hapur vrimën dhe pse kjo nuk ishte vënë re më herët nga stafi i sigurisë.
Pas ndihmës së parë, i burgosuri u rikthye në qeli.

Pas ndihmës së parë, i burgosuri u rikthye në qeli./balkanweb