
Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve pranë KQZ vendosi me shumicë votash rrëzimin e vendimi të Ilirjan Celibashit që i kërkonte Kuvendit ndalimin e shqyrtimit të projektligjeve “Për paketën e maleve” dhe “TVSH për sektorin e bujqësisë”.
Pretendimi i komisionerit shtetëror të zgjedhjeve se dy nismat mund të sillnin impakt në fushatë u konsideruan si tejkalim kompetencash nga Kuvendi si palë ankimuese, të cilës i dha të drejte KAS.
Për të kundërshtuar vendimin e Celibashit shkoi nismëtari Erion Braçe, i cili u shpreh se projektligji i propozuar prej tij nuk synon të favorizojë asnjë kategori të caktuar përpara zgjedhjeve./Tema