Deputeti socialist, Erion Braçe thotë se me paratë që do të shpenzohen për censin e bujqësisë duhet të blihen bagëti pasi stanet po boshatisen. Deputeti ka publikuar videon e një stani, në të cilin sipas tij, vjet ishin rreth 550 krerë dele e dhi, duke shtuar se po ndodh ajo që ka paralajmëruar edhe më përpara, boshatisja e tyre.

Ai shprehet kritik ndaj asaj që ai e quan si “operacioni gjëmo faturën” pa marrë parasysh balancimin e TVSH-së, barazimin e tatimit mbi vlerën e shtuar, për t’i bërë më interesuar blektorët, atëherë “tufat do të shuhen”.

“Po vazhdoi edhe pak ky operacioni gjëmo faturën, veçanërisht për bujqësinë edhe blektorinë pa ndodhur ajo që është themelore, balancimi i TVSH, barazimi i tatim mbi vlerën e shtuar, për t’i bërë të interesuar bujqit, blektorët për faturën, grumbulluesit për të prerë faturën, përpunuesit për të marrë mallin me faturë, do të shuhen tufat. Nuk do të ketë më. Mbajeni mend. Do t’jua tregoj më vonë gjatë ditës se çfarë më shkruannë blektorët pas nisjes së këtij operacioni dhe çfarë po ndodfh me qumështin e tyre , thotë mes të tjerash Braçe.

“PËR DELET DHE DHITË PËRSËRI

QË MOS BOSHATISIM FRIGORIFERËT E BOTËS!

Vjet këtu ishte një tufë me afërsisht 400 dele e 150 dhi;

Edhe një vit më parë, edhe një vit para tij, 10 vite rresht kanë qenë këtu e kullosnin në dy luginat e Himarës që janë plot me bimësi.

NUK DUA QË TË JETË AJO QË MENDOJ, SHPRESOJ TË KENË SHTEGTUAR LART NË MALE; NDRYSHE DO JETË SHUMË KEQ!

Ajo që kam paralajmëruar po ndodh dhe këto lekët e censusit më mirë të blihen bagëti se censusi është i qartë nga stanet bosh.

TVSH PO ULERET; NESE NUK BARAZOHET PER TREGUN E BRENDSHEM-per cdo produkt blegtoral e bujqesor, VITIN TJETER DO KETE TE TJERE STANE BOSH; JANARI ESHTE SHUME SHUME LARG!”, shkruan deputeti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu