Nga Erion Braçe
Ngjarja e tmerrshme, tragjike, ku u vra barbarisht MARTIN CANI, eshte jo vec nje krim qe uleret per ndeshkim,por mbart edhe nje proces dezinformimi, me qellim e perfitim politik; ngjan shume me nje tjeter ngjarje te tmerrshme ne Angli pak muaj me pare; madje dhe gjenerimi i dezinformimit ngjan po aq shume.
I kam kerkuar ministrit te Brendshem dhe drejtorit te POLICISE SE SHTETIT, qe POLICIA te jete 100% ne dispozicion te prokurorise per te hetuar deri ne fund krimin e tmerrshem, ti dorezoje drejtesise cdo pergjegjes, por njeheresh te hetoje deri ne fund dezinformimin dhe qellimet e tij; e thjeshte DEZINFORMIMI per kete krim po vijon, politikisht, per te ndare shoqerine ne VRASES SE FEMIJEVE dhe MBROJTES TE FEMIJEVE!
Nderkohe, ne PERFUNDIM TE SEANCAVE DEGJIMORE E MARRJES SE TE DHENAVE, jam me i bindur se kurre se:
1. Duhen akte te forta per kontrollin e parave nga JASHTE e brenda qe financojne individe e grupime politike; NUK KA ASNJE DETYRIM PER TE TRETE PER TE DEKLARUAR BURIMIN E PARAVE ME TE CILAT FINANCOJNE KETA;
2. Duhen akte te qarta ligjore qe kontrollojne flukset e kapitaleve te huaja dhe operatoret ekonomike qe hyjne e depertojne, zhvillojne aktivitet ekonomik ne SEKTORET STRATEGJIKE;
3. Duhen ndryshime te medha strukturore qe ndertojne nje INSTITUCION UNIK-perfshires, te cdo institucioni e perpjekjeje per te LUFTUAR SULMET KIBERNETIKE E PERBALLUAR PASOJAT E TYRE;
4. Duhen akte te qarta ligjore qe reflektojne NDRYSHIMIN E MADH QE KA NDODHUR NE MEDIA E FUNKSIONIMIN E SAJ, FORMALIZIMIN E MEDIAVE TE REJA, IDENTIFIKIMIN E ZOTERUESVE TE TYRE NE INTERNET E RRJETET SOCIALE, FORMALIZIMIN E FINANCIMEVE TE TYRE, NXITJEN VERIFIKIMIT TE FAKTEVE DHE NARJEN E TYRE NE NJE MJEDIS TE LIRE E CILESISHT NDRYSHE;
5. Duhen akte te forta ligjore qe bejne INTERNETIN NJE HAPESIRE TE SIGURT; duke nisur nga FEMIJET, te cilet, me telefona ne duar jane krejtesisht te paidentifikuar e te pambrojtur;
Numrat e tyre te telefonit jane teresisht te pa identifikuar dhe njeheresh pa kufi aksesi ne internet, rrjetet sociale; pas kesaj qe mesova sot, jam i bindur plotesisht per mbylljen e TIK TOK, perfundimisht!
yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu