Të paktë kanë qenë socialistët që kanë shkruar dy rreshta ngushëllimi për humbjen para kohe të ish kolegut të tyre, Andis Harasani, i shndërruar në një opozitar në vitet e fundit të jetës e që shpesh postonte qëndrime kritike ndaj qeverisë.
Por vdekja i vë kapakun cdo armiqësie, edhe pse në masë më së shumti Harasanin po e kujtojnë opozitarët, gazetarët kritikë të qeverisë dhe politikanë që sot rreshtohen në koalicionin e djathtë.
Burrat e vërtetë ndër socialistët janë treguar ministri Taulant Balla i pari që reagoi menjëherë pas dhënies së lajmit nga familja, ndërsa sot reagoi edhe deputetit Erion Braçe:

ANDIS HARASANIN E NJOHA NE 2004en;
ISHTE DREJTUES I KESH!

E takova ne zyren e tij, per pune natyrisht;
Zona e Beratit kish vuajtur mungesen e investimeve ne infrastrukturen energjitike dhe i kerkova te ndryshohej kjo qasje;

NUK NDRYSHOI QASJEN, NDRYSHOI GJITHE PLANIN E INVESTIMEVE, PUNEVE ME TROC;
50 KABINA TE REJA ELEKTRIKE-bashke me linjat perkatese, U INSTALUAN PER HERE TE PARE NE GJITHE LAGJEN CELEBIAS!

Ruajtem nje marredhenie te mire prej asaj dite;
Fatos Nano deshironte ta bente-dhe jo vetem, ANETAR TE KOMITETIT DREJTUES TE PS, ME VOTIM AMA, NUK FITOI-thuajse te gjithe te propozuarit nuk fituan ne nisje te 2005ses se gjate, por nuk u merzit;
DUHET PUNE PER TE HYRE KETU, me tha.

FITOI NJE GARE TE TMERRSHME NE 2005sen NE TIRANE, FITOI BINDSHEM DY HERE, DY MANDATE-njerin nga opozita;
Shume humben, madje dhe PS humbi, ai fitoi!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Ne Kuvend e kisha ne krah, ne komisionin e ekonomise dhe financave dhe seanca plenare; i angazhuar e pothuaj vec per ekonomine, ekonomine e energjise po aq;
NE FOTO, ESHTE NE STENDEN E GRUPIT SOCIALIST NE KUVEND E JAM I LUMTUR QE ATE KOHE ISHTE ZERI I PS PER TO!

Prej 2012es gjerat u bene te largeta vec per shkak te largesise;

E kam ketu akoma mesazhin me 28 dhjetor 2018:
MU BO QEFI PER TY DAJ!

Nje te dyte ne nje moment plasje per mua:
MOS IK, MOS BOJ GABIMIN TIM!

Do i mbaj ketu pergjithmone;
Sic kujtimin e puneve te mira qe ne nisje, ne Beratin tim:
PUNET E TUA TE MIRA DAJ, PUNET E TUA!

ZOTI QOFTE ME TY VLLA!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu