Nga Erion Braçe
NISIM ATJE KU U MBYLL TE ENJTEN E FAMSHME; TEK FJALA DHE FYERJET, BARAZIA E NEVERITSHME! Te enjten, Kuvendi u mbyll me urdhrin e barazvlefshem per te kerkuar FALJE; Te enjten, te premte, kishte edhe te shtune, i degjova te gjithe-pa munguar asnje nga gojtaret e dites e nates, gjyqtareve te moralit qe e bejne copash nga fjala; i degjova te gjithe pa folur , ne heshtje per te kuptuar cfare ka vlere ne kete rast e kete vend; Meqe SHUMENGJYRESHIT i vjen rradha perseri sot-te premten ishte jashte rradhe, dua te them disa gjera; E PARA, CFARE KAM THENE UNE NE KUVEND-FJALE PER FJALE E PA MUNGUAR ASGJE, ESHTE KJO NE VIDEO! Po sqaroj:1. Kam folur per ligjerimin e kryetares se komisionit te EDUKIMIT, mbushur me fjali qe deshmojne propagande boshe, te vjeter, por edhe faktin e dukshem te varferise gjuhesore, mendore, qe buron qofte edhe nga mungesa e te lexuarit, qofte edhe te nje libri per vite me rradhe; 2. Kam folur per PARFUM e THONJ, ne reference te plote te sulmit qe vec dy dite me pare, Salih Berisha, ngriti kunder grave te partise Socialiste; nje standard prej fashisti orieantal, mu si ata iranianotaleban qe i duan grate pa fytyre-mbuluar, pa ze-heshtur, ne emer te pabarazise qe e “ka sjelle zoti”, luftes kunder luksit por ne fakt te shtypjes se tyre; sulm qe nuk u denua nga kerkush, perfshire kryetaren e komisionit te Edukimit. 3. Kam folur per DEZINFORMIM, nevojen per tu perballur me te dhe HETUAR mbi te, ne reference te plote te “ligjerimit” te kryetares se komisionit te MEDIAVE-permendur RUSIA prej saj; kam shquar tamam kete deputete si simbol te dezinformimit dhe kam thene ate qe degjoni ne video: TI MUND TE DUKESH SI RUSE POR NUK JE RUSE! Po pyes, ku eshte FYERJA, LLUMI MORAL, VERBAL E VEPRUES, GJUHA E URREJTJES, ne ate qe degjoni prej meje? KU? Poooo, ajo qe shpertheu me pas nga goja e nje gruaje dhe nje njeriu-tjetri, qe i ka njollat e gjakut kudo, eshte gjithe cfare lemeris, nisur nga statusi i tyre natyrisht; per njerez veshtire ti llogarisesh. Poooo, ajo qe degjoj cdo dite te javes ne nje radio makine-rastis live e rastis e perseritur, ne adrese time e jo vetem, mbushur me genjeshtra, deformim, fyerje, dezinformim me qellim, shitur si humor i zi, eshte mllef i pakuptimte ne nje media kombetare; nuk i jam kthyer kurre ketij lincimi, thjesht per shkak te MEDIAS QE KA QENE, veshtire prej kesaj qe eshte. Nderkohe qe gjithcka qe buron nga ndyresia qe grate, vecanerisht ne kete rast-ruse, i merr te mireqena per ty fyer, E NEVERIS; NUK KA LIDHJE ME MUA, fare; Problemi i te gjitheve eshte me RUSINE POLITIKE, USHTARAKE, EKONOMIKE, KRIMINALE, me asgje tjeter qe buron nga paragjykime qe shqiptaret i kane vuajtur po aq. Thene sa me siper, E NEVERIS BARAZINE VENDOSUR NE KUVEND E JO VETEM, MES MEJE, FJALEVE QE KAM THENE E NJE LIGJERIMI ORDINER SI PERGJIGJE!