
Deputeti dhe ish zv/kryeministri Erion Braçe bëhet gati për betejën elektorale. Ai thotë se edhe kësaj here do t’i marrë votat me fytyrë duke iu referuar listës së hapur ku e ka vendosur partia pasi e zhvendosi nga zona e tij tradicionale, Lushnja.
“GATI! EDHE NJË HERË! DO TA BËJ KËTË BETEJË EDHE KËTË HERË; DO TË MARR VOTA ME FYTYRË, KURRË PA FYTYRË! Nuk kam ministri, ndërmarrje, asete, nëpunës, të mira publike për të shpërndarë – I KA NDALUAR LIGJI KËTO; Nuk kam biznes, para, llogari bankare nga rrjedhin para zgjedhore; Nuk kam biznesmenë, as përpara e as mbrapa, detyrim ndaj tyre; Nuk kam televizion, gazetë, portal, podcast; PO, KAM PUNË TË BËRË DHE DUA PUNË PËR TË BËRË! Kam mendje për vizionin e duhur, zemër për t’i përfshirë të gjithë e ndjerë njësoj, gjuhë për të komunikuar me këdo, këmbë për të ecur e shkuar kudo, duar për t’i shtrënguar me secilin; PO, KAM PARTINË MË TË MADHE NË VEND, PARTINË SOCIALISTE, PARTINË TIME – ME TË U BASHKOVA FARE I RI, U RRITA ATY, NUK E PËRDORA KURRË PËR VETE, NUK E DËMTOVA KURRË; kurrë nuk mori barrë prej meje; JAM SOCIALIST NË TË DHE NUK KAM TURP TA THEM HAPUR, ME ZË TË LARTË, KUDO; Nuk e kam instrument karriere, lavdie personale, por mundësi për të arritur qëllime të mira e të përbashkëta në shërbim të njerëzve – kështu ka qenë çdo ditë për mua. DO TA BËJ KËTË BETEJË NË #TIRANË, më në fund edhe për Tiranën e madhe – kam 6 javë që bëj dhjetëra kilometra këtu. Kjo javë ka qenë më e vështira. Më është dashur të përtyp përfundimisht inatin brutal përjashtues “o unë, o ai”, të pranoj një garë të pabarabartë kur kam veç 6 javë këtu, të shkel mbi ca parime që i kam të shenjta kur më duhet të konkurroj në një strategji jo etike me shokët e mi të vjetër e të rinj. Në kaq vite kam mësuar se ka gjëra më të mëdha se kaq; NJERËZIT, JETA E TYRE NË KËTË VEND – MIRËQENIA, BARAZIA E MUNDËSIVE, PUNA, SHËNDETI, SOLIDARITETI, KY VEND DHE E ARDHMJA E TIJ, VLEJNË MË SHUMË! NDAJ PO VENDOS TA BËJ KËTË BETEJË NË TIRANË; Nga Rrogozhina, komshie për 12 vite me radhë – bujqësore e blegtorale, Kavaja po e tillë, fshatrat me radhë – fokusi i një pune për ta e me ta të papërfunduar në Kuvend, Tiranën bujqësore si e dyta e Shqipërisë po të tillë – bujqësore, në KOMBINATIN ku u linda e kam njerëzit e mi të gjakut e jetës së përbashkët, kudo në Tiranë ku kam marrë gjithë jetës shumë mbështetje e fuqi, PËR T’U NDALUR TE #5✋sa, NJËSIA SIMBOL E KËTIJ QYTETI, arsye më shumë pse do të vijoj ende.
“ËSHTË NJË THIRRJE, MË PAS VJEN ZGJEDHJA” – më shkroi një mike e mirë ditën më pas, të enjten. NUK BËHET VETËM! Ndaj kam unë një lutje së pari PËR ÇDO SOCIALIST: E di që je këtu, te Pallati me Shigjeta, Irfan Tomini, Vilat, SELITË lart, Vasil Shanto, KESHi, KOMUNË, 1 MAJI, TIRANA E RE, Dëshmorët e Lirisë, rruga e KOSOVARËVE, Petro Nini, Juridiku, LIBRI UNIVERSITAR, Garda, Ish BLLOKU; je i mërzitur, i lënë pas dore, i harruar, marrë i mirëqenë, i pashërbyer, por edhe me gojën plot për çfarë kemi bërë mirë me urbanizimin, rrugët, trotuaret, sheshet, ndriçimin, ujin, energjinë – çmimin e saj, shkollat, kopshtet, rrogat, abonetë – ilaçet – shpërblimet për të moshuarit, njohur thuajse kudo në Evropë vitet e punës këtu e emigrim për pensionin, DREJTËSINË që për herë të parë në këtë vend – me të mirat, ngadalësinë, të metat e saj EKZISTON – më në fund, rrugën shtruar dukshëm për t’u bërë anëtarë të BE; KEMI AMBICIEN DHE DETYRËN TË BËJMË MË SHUMË, SHUMË MË TEPËR, NDAJ DIL NGA SHTËPIA DHE EJA, MERR ME VETE KËDO, NË ÇDO E NGA ÇDO CEP I TIRANËS SË MADHE, JEMI NË SHTËPINË TONË, NË SHTËPINË TENDE, NË SHTËPINË E SOCIALISTËVE, ATY KU KA VEND PËR TË GJITHË, BURRA E GRA, DJEM E VAJZA, KA VEND PËR TË VEGJLIT E TË MESMIT, TË HARRUARIT E TË PAMUNDURIT, TË PUNËSUARIT E TË PAPUNËT, TË SHËRBYERIT E ATA QË NUK E MORËN DOT NË VITE SHËRBIMIN E DUHUR, TË GJITHË QË DUAN NJË MUNDËSI TË BARABARTË APO SOLIDARITETIN JETIK, BESIMTARËT E ATESITËT; TË GJITHË! Unë jam në këtë betejë si gjithnjë – TË BËJ PUNËN PËR JU! JU JENI PUNËDHËNËSI DHE UNË E DUA KËTË PUNË; NUK DO TA LË NË MES PËR ASNJË ARSYE KARIERE, NUK DO TË IKI AS KUND TJETËR E AS PËR T’U BËRË MË SHUMË SE KAQ, DUA TË JAM DEPUTETI JUAJ, DEPUTETI I TIRANËS!” përfundon deklarata e Braçes në rrjete sociale.