Një skenë e pazakontë është regjistruar në seancën plenare të Kuvendit, ku deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, është paraqitur me qese ushqimesh në duar, në një gjest simbolik për të denoncuar rritjen e çmimeve.

Braçe, i cili prej kohësh ka ngritur shqetësimin për kostot në rritje të jetesës, e solli këtë problematikë drejtpërdrejt në sallën e Parlamentit, duke e kthyer vëmendjen tek produktet bazë dhe vështirësitë që po përballojnë qytetarët.

Në reagimet e tij të vazhdueshme në media dhe rrjete sociale, deputeti ka kritikuar rritjen e çmimeve dhe ndikimin e saj në buxhetin familjar, duke kërkuar më shumë ndërhyrje dhe politika konkrete për të frenuar situatën.

Veprimi i tij në Kuvend vjen si një mesazh i drejtpërdrejtë politik dhe publik për krizën e çmimeve, duke e kthyer debatin ekonomik në një çështje konkrete dhe të prekshme për qytetarët.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu