Nga Vatikan news

Papa Françesku u duk për herë të parë që nga fillimi i shtrimit, në ballkonin e Poliklinikës, përpara se të largohej nga spitali ku ishte i shtruar që prej 14 shkurtit. Përshëndetje, bekime dhe duartrokitje nga një turmë prej 3000 vetësh e mbledhur në shesh, të cilët duartrokisnin dhe thërrisnin emrin e tij. Përshëndetja e Papës për zonjën Carmela, 78 vjeçe, që mbante në duar një buqetë me lule të verdha
R.SH. – Vatikan

“Faleminderit të gjithëve!”

Ja Papa, ja ku po riduket para 3000 besimtarëve të mbledhur qysh në mëngjes në Sheshin e Gemelli-t, i cili në këto 39 ditë shtrimi ka dëgjuar një zinxhir të pandërprerë lutjesh për shërimin e tij. Pakëz fjalë nga ballkoni i katit të pestë, një fytyrë e lodhur, dy duar mbi gjunjë, që ngrihen për të bekuar…. Një buzagaz, kur shikon dhe dëgjon turmën duke brohoritur: “Francesco, Francesco!”. “Të duam!”. “Jemi këtu për ty!”.

Pershendetje Karmelës, “zonjës me lule të verdha”
“Faleminderit të gjithëve!” thotë Papa me një zë të dobët. Pritej një përshëndetje, por Papa donte të shihte e të dëgjonte. Vështrimi i tij kaloi nga njëra anë e sheshit – në tjetrën, më pas, siç është tipike për të, u përqendrua tek një hollësi: zonja Carmela Mancuso, 78 vjeçe, nga Kalabria, në rreshtin e parë që shikonte drejt ballkonit të vogël, me një tufë lulesh të verdha. Është nisur nga stacioni San Pietro për në Gemelli. Pothuajse çdo ditë, për më shumë se një muaj, por e ka bërë këtë edhe shumë herë gjatë audiencës së përgjithshme të së mërkurës.

“E shikoj këtë Zonjë me lule të verdha! Është e mirë!”

Një duartrokitje, një kor që brohoret “Rroftë Papa!”. Vetë Karmela ul kokën, për të fshehur rrjedhjen e lotëve. “Nuk di çfarë të them. Faleminderit, faleminderit, faleminderit, Zotit dhe Atit të Shenjtë. Nuk e mendoja se po më shihte kush – komentoi ajo më pas, për mediat e Vatikanit – Duhej të jepte bekimin e, në vend të kësaj, pa tufën time me trëndafila. Uroj të shërohet shpejt dhe të kthehet tek ne si më parë”.

Përqafimi i popullit
Ushtojnë urimet e shprehura nga infermierët, mjekët dhe studentët e Universitetit Katolik të mbledhur në oborr. E edhe të besimtarëve të kombësive të ndryshme, si ata të Kooperativës Auxilium, që ngritën para orës 12 një poster të madh me flamuj nga e gjithë bota dhe një thirrje për paqe. …

Pastaj është motra Geneviéve Jeanningros, engjëlli i Luna Park në Ostia, kushtuar kujdesit baritor të romëve dhe sintit, por edhe të homoseksualëve dhe transgjinorëve. Një e njohur e vjetër e Papës (“foshnja e tmerrshme”, e quan ai) që shkon për ta përshëndetur çdo të mërkurë në audiencë, në Sheshin e Shën Pjetrit ose në sallën Pali VI. “Mezi prisja që Françesku të dukej”, komenton për mediat e Vatikanit. “Ne nuk duronim më. I urojmë të gjitha të mirat. Urimet më të mira!”.

Lule, Zojës në Shën Marinë e Madhe
Menjëherë pasi Françesku u largua nga ballkoni, turma u zhvendos drejt hyrjes së Gemelli-t për të ndjekur daljen e Papës me Fiatin e tij të zakonshëm, të bardhë, tashmë të njohur nga të gjithë. Më shumë përshëndetje dhe thirrje shoqëruan kalimin e Papës në makinë, me xhamat lart. Drejtimi është Santa Maria Maggiore, bazilika të cilën asnjëherë – pas një udhëtimi ndërkombëtar, një operacioni dhe një shtrimi në spital – Jorge Mario Bergoglio nuk ka munguar ta vizitojë për t’u lutur te Zoja Salus Populi Romani dhe për ta falënderuar për mbrojtjen e saj. Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë njoftoi se Papa i dorëzoi lule kardinalit Rolandas Makrickas, kryeprift i Bazilikës Liberiane, që do të vendoseshin tek altari i ikonës mariane./Vatikan.va

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu