Zakoni i bashkëshortes për të postuar në rrjete sociale foto nga pushimet e çoi në pranga një bos brazilian të drogës i cili kërkohej prej 2 vjetësh. 50-vjeçari Ronald Roland u arrestua në Meksikë në qytetin juglindor të Guaruja, pasi gruaja e tij Andrezza de Lima ndau në rrjetet sociale vendndodhjen e tyre. Në kohën kur policia federale bastisi shtëpinë ku ata qëndronin, Roland dhe e bija ishin në gjumë.

Bosi ishte në mesin 8 personave që ranë në pranga si pjesë e operacionit në 7 shtete ku u sekuestruan edhe sasi të mëdha parash, bizhuteri, armë, një barkë, 34 automjete dhe një avion.

yacht hotel sarande

Ronald Roland dyshohet se nëpërmjet kontakteve të tij me kartelet e drogës pastroi 900 milionë dollarë 5 vitet e fundit. Një prej 100 bizneseve që përdori për këtë qëllim ishte dhe dyqani i rrobave të banjos i bashkëshortes.

Policia federale zbuloi se banesa dhe biznese u blenë në emër të personave pa të ardhura. Roland ishte nën mbikëqyrje që në vitin 2012 kur në kohën që punonte si pilot dyshohet se transportoi tonelata drogë nga Amerika qendrore dhe e jugut drejt Meksikës.

Ai ra në sy kur në vitin 2019 u zhvendos në një lagje luksoze në Minas Gerais dhe u pa të drejtonte automjete me vlerë 91,500 dollarë, 183,000$  dhe 146,000 në tre javë njëra pas tjetrës ndaj dhe fqinjët e spiunuan.

Në atë kohë u arrestua po për shkak të një fotoje që postoi ish bashkëshortja e tij nga restoranti në Sao Paolo ku po drekonin. Ai u ishte nënshtruar operacioneve plastike për të ndryshuar pamje.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu