
Teksa Evropa po vuan temperaturat ekstremisht të larta, në anën tjetër, në një ndër vendet më të thata të globit, shkretëtira e Atakamës në Kili, është mbuluar nga dëbora në ditët e fundit të qershorit.
Fenomeni i pazakontë meteorologjik, që nuk verifikohej prej shumë vitesh, është dokumentuar nga satelitet Sentinel 2 të programit vrojtues të Tokës Copernicus, nën drejtimin e Agjencisë Evropiane të Hapësirës.
Shtresa e dëborës ka mbuluar edhe observatorin astronomik ALMA, i pozicionuar në 2900 m lartësi. Kjo shkretëtirë, në brigjet e kontinentit amerikano-jugor, zakonisht vuan thatësirë ekstreme, ku mesatarisht reshjet e regjistruara mund të jenë 0.6 mm në vit.
Temperaturat që e karakterizojnë zonën janë ekstreme, pasi gjatë natës termometri shënon rreth 5 gradë, ndërsa gjatë ditës arrin deri në 40 gradë Celsius./Klan News