Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja për karburantet në vend, duke reflektuar uljen e akcizës me 20%, e cila së bashku me TVSH sjell një ulje prej rreth 9.5 lekë për litër. Vendimi u mor në mbledhjen e datës 3 prill 2026 dhe hyn në fuqi që nga ora 20:00 e kësaj dite.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për naftën do të jetë 224 lekë/litër, ndërsa me shumicë 212 lekë/litër. Ndërkohë, benzina do të shitet me pakicë jo më shumë se 181 lekë/litër dhe me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.

Autoritetet theksojnë se operatorët e tregtimit të karburanteve janë të detyruar të zbatojnë këtë vendim, duke paralajmëruar masa të forta në rast shkeljesh. Konkretisht, çdo subjekt që nuk respekton çmimet e vendosura rrezikon pezullimin e aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, deklaron se masa synon mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

Çmimet e reja do të qëndrojnë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të bëhet rivlerësimi sipas zhvillimeve të tregut.

 

Njoftimi i plotë:

Bordi i Transparencës në datë 3 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 224 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 212 lekë/litër. Kjo në zbatim të Aktit Normativ të miratuar sot, niveli i akcizës u ul 20 % ose e bashkë me TVSH ulja me 9.5 lek/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 181 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.
🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 3 ora 20.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
🛢 Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarw dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu