
Sitata në veri të vendit, veçanërisht në malësinë e qarkut të Shkodrës, mbetet kritike. Bora, breshëri dhe ngricat kanë shkaktuar bllokime të shumta rrugore, duke izoluar dhjetëra familje, mes tyre edhe fëmijë.
Sipas autoriteteve, telefonata të shumta janë regjistruar mbrëmjen e sotme në sallën operative të Policia e Shkodrës, ku raportohet për bllokime në zona të ndryshme të Koplik, konkretisht në zonën e Bunit dhe Bajraktarit.
Prefekti i Qarkut Shkodër bën me dije se bllokimet janë evidentuar në disa akse, nga zona e Bunit të Bajraktarit deri në zbritje drejt Koplikut. Reshjet e borës të alternuara me breshër kanë sjellë formim ngricash, duke e vështirësuar ndjeshëm qarkullimin.
Sipas raportimeve nga terreni, mbi 200 automjete kanë tentuar të lëvizin drejt Koplikut, ndërsa lëvizja është rivendosur pjesërisht falë ndërhyrjes së Policisë Rrugore dhe mjeteve borëpastruese, të cilat po punojnë në koordinim të vazhdueshëm.
Ndërkohë, aksi Qafë Thore–Bogë është hapur për qarkullim pas ndërhyrjes së borëpastrueseve, megjithatë autoritetet paralajmërojnë se kushtet mbeten të vështira dhe kërkohet kujdes maksimal.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të:
- shmangin lëvizjet e panevojshme në akset problematike
- respektojnë udhëzimet e Policisë
- pajisen me zinxhirë për gomat dhe mjete dimërore
Prefekti i Qarkut Shkodër është në ndjekje të vazhdueshme të situatës dhe ka kërkuar koordinim të menjëhershëm mes të gjitha strukturave për normalizimin e qarkullimit dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.




