Nënkryetari dhe deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, e ka cilësuar të paligjshme mbledhjen e thirrur nga mazhoranca për komisionin e reformës territoriale, duke e quajtur një “ultimatum politik”.

U thirr në ultimatum… e papranueshme në jetën politike,” deklaroi Boçi, duke shtuar se mbledhja është “nul sepse… thirret në bashkëpunim me bashkëkryetarët. Unë jam bashkëkryetar i komisionit, nuk jam njoftuar.

Ai theksoi se Partia Demokratike nuk po bojkoton reformën, por kërkon respektimin e rregullave parlamentare dhe një proces real. “PD-ja vazhdon, do vijojë të jetë pjesë e Komisionit…” tha Boçi, duke kërkuar që finalizimi të jetë “konsensual… dhe jo të dalim në fund pastaj me dy variante.

Deputeti demokrat mohoi gjithashtu ekzistencën e një marrëveshjeje me kryeministrin Edi Rama për reformat, duke sqaruar se “nuk ka marrëveshje… duhet të ketë konsensus. Mos e ngatërroni marrëveshjen me konsensus.

Boçi paralajmëroi se nëse procesi vijon pa respektuar ligjin, opozita do të reagojë ashpër: “Do ketë reagim dhe reagimi do jetë i fortë… më pas do ftojmë dhe qytetarët që të reagojnë ndaj mënyrës se si ata po sillen me reformën territoriale.

Sipas tij, reformat territoriale dhe zgjedhore janë të ndërlidhura dhe ndikojnë drejtpërdrejt në jetën politike, sociale dhe ekonomike të qytetarëve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu