Nga kryqëzimi i Milotit, ku mbështetësit e PD kanë djegur goma dhe kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve deputeti i PD Luçjano Boçi tha në një prononcim për Euronews Albania se e sotmja është një protestë në kuadër të mosbindjes civile që ka nisur opozita.
I pyetur lidhur me skenarin e kësaj protestë, Boçi ishte në një linjë me demokratin Edi Paloka kur tha se sotmja është një paralajmërim, ndërsa mosbindja civile nesër mund të zgjasë 3 ditë apo edhe 3 javë.

yacht hotel sarande

“Është akt i radhës i mosbindjes civile, se qëllimisht ka një konfuzion; është protestë apo mosbindje. Është protestë e radhës në kuadër të mosbindjes civile që lidhet me qeverinë teknike dhe lirimin e liderit të opozitës. Sot në Shqipëri kemi një narkoregjim, listat e deputetëve i bëjnë bandat, që detyrojnë kryeministrin të vendoset pas përfaqësuesve të tyre si në rastin e Durrësit, Ndërkombëtarët duhet të shohin vetë të vërtetën…Sot kemi marrë leje 3 orë, pastaj janë qytetarët që vendosin si do veprojnë. Sot është një paralajmërim i asaj që mund të ndodhë, sot është 3 orë, nesër mund të jetë 3 ditë dhe 3 javë”, tha Boçi.

6 akse kryesore në vend do të jenë të paralizuara për shkak të protestës së opozitës që ka nisur në orën 17:00.

Konkretisht akset rrugore që janë bllokuar janë “Tiranë–Durrës”, pranë mbikalimit të Kamzës; “Durrës-Tiranë”, pranë mbikalimit të Shkozetit; “Kashar–Milot”, pranë kryqëzimit të Milotit; “Elbasan–Tiranë”, te rrethrrotullimi i Bradasheshit; “Durrës–Fier”, te rrethrrotullimi i Rrogozhinës dhe “Levan–Tepelenë”, te rrethrrotullimi i Levanit./Euronews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu