Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë dhe kreu i këtij grupi parlamentar, Tedi Blushi, akuzoi mazhorancën për sjellje të paprecedentë dhe kriminale në sallën e Kuvendit, duke e mbyllur seancën plenare të votimit të programit të qeverisë dhe përbërjes së kabinetit qeveritar pa debat dhe brenda disa minutave.

Ai hodhi akuza të rënda edhe ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentarit Niko Peleshi, teksa vuri në dukje gjithashtu se ministrja e re virtuale Diella nuk ishte asgjë më shumë sesa bashkëshortja e kreut të qeverisë, Linda Rama.

“Ky ishte një akt i paprecedentë ku u votua për 5 minuta”, tha Blushi mes të tjerash pasi doli nga Kuvendi.

Më tej ai shtoi:

“Parlamenti dëshmoi se është landfilli më i madh antikushtetues. Shqiptarët sot u thirrën të dëgjojnë Linda Ramën, sepse AKSHI është kthyer në kopshtin personal të familjes Rama. Dua të denoncoj tentativën për të penguar fjalën e lirë”./Panorama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu