Administratori i “International Medicare”, spital privat i cili dikur mbante emrin “Sante Plus Albania”, është arrestuar nga policia pasi u zbulua se subjekti nuk kishte deklaruar 1 milionë euro fitime.
Në pranga ka rënë 62-vjeçari Edmond Zaja, si dhe u shpallën në kërkim dy bashkëaksionerët, shtetasi turk Bilal Kara, 45-vjeç dhe Geriana Arapi, 32-vjeçe.

Sipas policisë, nga hetimet dhe kontrollet në spitalin “International Medicare”, që ndodhet në Zog të Zi, Tiranë, u konstatua se nëpërmjet lëshimit të faturave të pafiskalizuara, ishte kryer evazion fiskal me vlerë mbi 1.000.000 euro gjatë periudhës 2024-2025.

Gjithashtu, informuan blutë, në spital përdoreshin medikamente të dyshuara të kontrabanduara, të ndaluara për përdorim nga autoritetet kompetente, si dhe ishin punësuar 5 shtetas pa u siguruar.

Gjatë operacionit u sekuestruan 100 blloqe me mandate të pafiskalizuara, 27 lloje medikamentesh të dyshuara të skaduara dhe 6 njësi kompjuterike..Panorama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu