Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të premten se Uashingtoni miratoi përdorimin e armëve amerikane brenda Rusisë nga Ukraina, e cila sipas tij do të bëhet një ditë anëtare e NATO-s raporton VOA.

Ai i bëri këto komente në përfundim të takimit të ministrave të Jashtëm të aleancës ushtarake perëndimore, të cilët diskutuan të premten në Pragë përgatitjet për takimin e udhëheqësve të NATO-s në muajin korrik në Uashington, ndërsa aleanca po shton mbështetjen për Ukrainën dhe vendet anëtare po heqin kufizimet për mënyrën se si Kievi mund të përdorë armatimet perëndimore për të luftuar kundër agresionit rus.

yacht hotel sarande

Javët e fundit, Ukraina erdhi te ne dhe kërkoi autorizimin për të përdorur armët që ne po ofrojmë për t’u mbrojtur kundër këtij agresioni, përfshirë kundër forcave ruse që po grumbullohen në anën ruse të kufirit dhe më pas sulmojnë Ukrainën. Kërkesa shkoi drejt te presidenti Joe Biden dhe siç e keni dëgjuar, ai e ka miratuar përdorimin e armëve tona për këtë qëllim”, tha sekretari Blinken.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu