Deputeti socialist, Erion Braçe ishte ndër të paktët sot që në mesin e “luftës” për pushtet qante hallet e popullit në parlament.
Braçe u ngrit e mbajti një fjalim përballë ministres së Bujqësisë duke i renditur se ku lëngon bujqësia e blegtoria sot:vonesat e disbursimit të parave për bujq e blegtorë në kohën e duhur:
“BOLL ME POLITIKEN!
UNE SOT NE PARLAMENT SHKOVA PER TJETER GJE:
PUNEN, DOEMOS POPULLIN E BUJQESISE!
BLEGTORINE si sektorin prej disa vitesh NE EMERGJENCE!
PER PAGESAT PER BLEGTORET!
PER PAGESAT PER BUJQIT!
Kerkova PERSHPEJTIM TE KALIMIT TE PARAVE NE LLOGARI TE BUJQVE;
Bagetite duhet te USHQEHEN!
Bujqit po bejne punime e mbjellje te veshtes;
Per shkak te natyres se skemes ne nuk i paguam ne mbjelljet e pranveres; per shkak te vonesave ne egzekutim ne nuk po i gjendemi edhe ne mbjelljet e vjeshtes.
E QARTE, PARATE JANE TE TYRE POR DUHET TE JEPEN KUR PUNA KA NEVOJE PER TO!!” -shkruan Braçe në Instagram duke publikuar edhe videon e fjalimit të tij.
View this post on Instagram
Braçe është opozitari më i zëshëm brenda maxhorancës dhe shpesh duket sikur është një ministër në hije i bujqësisë dhe pavarësisht miqësisë që përflitet se ka me zonjën Denaj, mësohet se kjo e fundit nuk e ka kapërdirë opozitarizmin e sinqertë në gjirin e partisë.
Burime brenda maxhorancës thanë për AIA.AL se po i mban mëri shokut të partisë që shpesh duket se di më shumë se ajo se çfarë ndodh në stalla e fusha.
Ndoshta s’është e largët dita kur Braçen do ta shohim sërish në krye të dikasterit të bujqësisë sepse me pikat e tij mbi “i” i lë në hije edhe kundërshtarët më të zjarrtë të ministrisë që shpesh vetëm sa ngrenë furtunë në gotë me alarmet e tyre.