
Sot, më 28 prill 2025, një ndërprerje masive e energjisë elektrike ka prekur disa qytete të mëdha në Spanjë dhe Portugali por dhe jugun e Francës duke lënë miliona banorë pa furnizim me energji për disa orë. Problemi raportohet të ketë filluar rreth orës 11:30 të paradites, me ndërprerje të shtrira në Madrid, Barcelonë, Valencia dhe qytete të tjera. Energji nuk ka as në aeroportin e Madridit.
Autoritetet energjetike spanjolle kanë deklaruar se blackout-i është shkaktuar nga një defekt në një rrjet të transmetimit të energjisë, i cili aktualisht po hetohet. Deri më tani, nuk raportohet për të lënduar, por shumë shërbime publike dhe biznese janë paralizuar përkohësisht.
Ekipet e emergjencës dhe kompanitë e energjisë janë në terren duke punuar për rikthimin e furnizimit. Sipas autoriteteve, energjia elektrike pritet të rikthehet plotësisht brenda orëve të ardhshme.
View this post on Instagram
Ndërkohë, qytetarët janë këshilluar të kufizojnë daljet e panevojshme dhe të qëndrojnë të informuar përmes kanaleve zyrtare.