Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirave publike, bizneset në zonën e Pazarit të Ri kanë nisur të largojnë tendat dhe karriget që kishin zënë trotuaret dhe hapësirat publike.

Ky zhvillim vjen si pjesë e një aksioni të paralajmëruar nga qeveria për rikthimin e hapësirave të përbashkëta për qytetarët, ndërsa autoritetet lokale pritet të ndjekin nga afër zbatimin e masave në terren.

Nuk dihet ende nëse ky veprim do të shtrihet edhe në zona të tjera të kryeqytetit, por burime zyrtare bëjnë me dije se qëllimi është të rikthehet rendi dhe të respektohen rregullat e zënies së hapësirave publike nga subjektet private.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu