Gjashtë lule që eliminojnë emocionet e rënda ka identifikuar Doktor Edëard Bahr dhe falë këtij zbulimi është bërë i njohur anembanë. Sipas tij ekzistojnë disa esenca lulsh të cilat mund të shërojnë emocione të ndryshme të njerëzve. Në fillim të shekullit të 20-të ai ka prodhuar 38 produkte lulesh të tilla.
Ato do të përziheshin me uthullën e zakonshme dhe disa herë në ditë do të viheshin nga katër pika nën gjuhë.
Këto janë bimë për të cilat besohet që mund të zbusin dhembjet dhe plagët emocionale:
Pikat e Bahut apo gjaku i dhisë (Honeysuckle)
Eliminon ndjenjat e pikëllimit të cilat ngjallin emocione negative.
Qumësht i zogjve (Ornithogalum)
Kjo lule përdoret për shërimin e trishtimit të thellë, humbjes, zisë apo traumës në çfarëdo momenti të jetës.
Trika, bar ethesh (Centaurium erythraea)
Me të do të mësoni se si ta vendosni veten në vend të parë, por edhe më tej t’i jepni kurajo vetes kur të jetë e nevojshme.
Radhiqja (Calluna vulgaris)
Ndërton siguri emocionale në mënyrë që të dashuroni pa pasur frikë nga braktisja.
Brushtulli (Calluna vulgaris)
Kjo bimë mund të ndihmojë që të transformoni vetminë në pavarësi dhe të ndiheni i plotësuar madje edhe kur të jeni të vetmuar.
Aguliçja ujore (Hottonia palustris L)
Ju ndihmon në komunikimin me të tjerët dhe në krijimin e miqësive./telegraf