Kryeministri Edi Rama zhvilloi konferencën e fundvitit përballë gazetarëve, duke bërë bilancin e vitit 2025.

Ai u shpreh se, sipas vlerësimit të SIGMA-s, Shqipëria konsiderohet vend lider në rajon për funksionimin e administratës publike, menaxhimin e financave publike dhe të burimeve njerëzore.

Rama theksoi se kjo gjendje qëndron në kundërshtim me perceptimet që shpesh paraqiten nga disa qarqe mediatike.

“Kemi pasur një rritje të të ardhurave nga tatimet në dogana, pa rritje të taksave. 628 miliardë lekë në të ardhura të shtetit, ndërkohë që janë miratuar disa politika të reja për paketën fiskale me marrëveshjen e paqes dhe projektligjin e faljes së detyrimeve të prapambetura, apo skemën e re të kompensimit të TVSH-së për fermerët. Është gati skema e garancisë shtetërore për bujqësinë që ka filluar të japë efektet e para, ndërkohë që edhe sipas vlerësimit të SIGMA-s, që është institucioni që bën llogaritjet dhe varet nga BE, Shqipëria konsiderohet vend lider në funksionimin e administratës publike në rajon dhe në menaxhimin e financave, shërbimeve publike.

Kjo është në kundër tendencë me çfarë ziejnë tenxheret politike dhe mediatike. Kemi krijuar shoqërinë ALB TRACE, që është një risi në jetën e vendit falë një bashkëpunimi me Emiratet e Bashkuara, duke siguruar që Shqipëria të prodhojë pullat fiskale në vend, të markojë karburantet në vend dhe të ofrojë disa shërbime”, tha Rama.

/vizionplus

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu