
Shqipëria është përballur gjatë ditës së sotme me një situatë të rënduar zjarresh në disa zona të vendit. Sipas Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, nga ora 09:00 deri në 22:00 janë raportuar 47 vatra zjarri.
Falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, policisë, bashkive dhe emergjencave civile, 45 vatra janë shuar plotësisht.
Zjarret kanë përfshirë zona të banuara, sipërfaqe me ullishte, shkurre dhe toka bujqësore, kryesisht në:
- Mirditë (Tenë)
- Berat (Lagjja Donika Kastrioti)
- Gjirokastër (Lazarat)
- Lezhë (Ishull-Lezhë, Tale 2, Gjadër, Kallmet)
- Durrës (Sukth, Arapaj, Hamallaj)
- Fier (Vreshtas, Vanaj, Vajkan, Verri)
- Roskovec (Velmish, Marinëz, ish-pazari i gjësë së gjallë)
- Elbasan (Petresh, Labinot Fushë, Kodër Bujaras)
- Tiranë (Zall-Herr, Tufinë, Kodër-Mëzes, Rruga Qemal Ndesini, Këcujkë)
- Vlorë (afër Kontrollit Teknik të Automjeteve)
- Selenicë (Brataj, Resulaj)
- Patos (Griz, Belinë)
- Maliq (Pocestë)
- Memaliaj (Memaliaj Fshat)
- Shkodër (Shtoj i Vjetër)
- Vau i Dejës (Rranza)
- Rrogozhinë (Lagjja 2, Harizaj, Gosë, Vilë-Ballaj)
Aktualisht, janë ende aktive dy vatra zjarri:
- Fushë-Gjorm, Kurbin – Në vend po punojnë forcat zjarrfikëse dhe bashkia për neutralizimin e flakëve.
- Kryqëzimi i Dajçit, Lezhë – Zjarri ka përfshirë sipërfaqe bujqësore, ndërsa tymi i dendur po krijon vështirësi në qarkullimin e mjeteve në rrugën nacionale Lezhë–Shkodër.
Autoritetet janë në terren dhe po vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e vatrave të mbetura, duke bërë apel për kujdes dhe bashkëpunim nga qytetarët.