
Sot është dita e parafundit për plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale, siç njihet ndryshe DIVA. (afati ligjor është 31 marsi, por duke qenë se sot është ditë pushimi, deklarimi shtyhet për ditën e nesërme, në 1 prill).
Risia e këtij viti është ulja e kufirit të nivelit të ardhurave vjetore të deklaruesve dhe afrimi i afatit të dorëzimit nga 30 prilli, që ka qenë vitet e kaluara, në 31 mars).
Nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve parashikohet që numri i deklaruesve të DIVA 2024 të jetë mbi 144 mijë individë, duke pasur parasysh që me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, me uljen e kufirit nga 2 milionë në 1,2 milionë, numri i deklaruesve pritet të jetë shumë më i lartë se vitet e mëparshme.
Numri i deklaruesve të rinj llogaritet të shtohet në mbi 70 mijë individë./Monitor