Një vajzë 14-vjeçare me origjinë shqiptare humbi jetën mëngjesin e sotëm në rrugën ‘IV Novembre’, Piacenza pasi ra nga tarraca e një papafingoje në katin e shtatë të një pallati.

Adoleshentja gjeti vdekjen e menjëhershme. Policia shoqëroi një mik dhe bashkëmoshatarë të saj për t’u marrë në pyetje. Për momentin, nuk përjashtohet asnjë hipotezë.

yacht hotel sarande

Prokuroria e Piacencës po sqaron dinamikën dhe lëvizjet e të miturit në orët para se të ndodhte tragjedia, bëjnë të ditur sot mediat italiane.

Grupi hetimor po merr në pyetje dhe një adoleshent 15 vjeçar që duket se ka qenë në shoqëri me vajzën në orët e para të mëngjesit.

Ka qenë ai që ka njoftuar fqinjët për ndihmë.

“Është një tragjedi që na ka tronditur” thonë fqinjët.

Ndërkohë shoqet e vajzës 14 vjeçare pasi kanë dalë nga shkolla kanë shkuar pranë banesë së saj dhe kanë lëshuar tullumbace të bardha./shqiptarja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu