Uashington, 18 qershor 2025 – Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar sot se beson që Irani ka qenë “vetëm disa javë larg” ndërtimit të një arme bërthamore, duke paralajmëruar për një skenar katastrofik nëse kjo do të realizohej.

“Unë e kam thënë për 20 vjet, ndoshta më shumë, se Irani nuk duhet të ketë kurrë një armë bërthamore,” tha Trump gjatë një takimi në Zyrën Ovale me ekipin italian Juventus dhe presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino. “Mendoj se kanë qenë vetëm disa javë larg për ta pasur një të tillë,” shtoi ai.

“Irani nuk mund të ketë armë bërthamore – do të ishte shkatërrim i madh. Dhe ata do ta përdornin. Besoj se do ta përdornin. Të tjerët jo, por ata po. Është shumë e thjeshtë,” u shpreh Trump i cili inkurajoi kryeministrin izraelit që të vijojë me sulmet .

Megjithatë, deklaratat e tij bien ndesh me vlerësimet zyrtare të komunitetit amerikan të inteligjencës. Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, dëshmoi në mars se “komuniteti amerikan i inteligjencës vazhdon të vlerësojë se Irani nuk është duke ndërtuar një armë bërthamore dhe se udhëheqësi suprem, Ali Khamenei, nuk ka autorizuar ndonjë program armësh bërthamore që nga pezullimi i tij në vitin 2003.”

Po ashtu, një raport i CNN, që citon katër burime të njohura me vlerësimin e inteligjencës amerikane, theksonte më herët këtë javë se Irani nuk është duke ndjekur aktivisht ndërtimin e një arme bërthamore dhe ndodhet rreth tre vite larg nga mundësia për ta prodhuar dhe shpërndarë një të tillë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu