Beyonce ka bërë histori duke u bërë artistja më e nominuar e të gjitha kohërave në Grammy Awards, duke kaluar bashkëshortin e saj Jay-Z.

Beyonce rrëzon nga ‘froni’ bashkëshortin e saj Jay-Z, hyn në histori si artistja më e nominuar në Grammy Awards

yacht hotel sarande

Këngëtarja e njohur Beyonce ka bërë histori duke u bërë artistja më e nominuar e të gjitha kohërave në Grammy Awards, duke kaluar bashkëshortin e saj Jay-Z.

Çifti kishin nga 88 nominime secili, por Beyonce mori “fronin” falë albumit të saj të fundit, Cowboy Carter. Ajo kryeson garën e Grammy-s të këtij viti me 11 nominime, duke përfshirë albumin më të mirë, country dhe këngën e vitit për Texas Hold ‘Em.

Sipas BBC, të nominuarit e tjerë kryesorë, me nga shtatë secili, janë Billie Eilish, Kendrick Lamar, Post Malone dhe Charli XCX . The Beatles gjithashtu u nominuan për “Now And then”, një këngë e papërfunduar e John Lennon që u realizua vitin e kaluar me ndihmën e AI.
Beyoncé është tashmë artistja më e nderuar e Akademisë së Regjistrimit, me 32 fitore si artiste solo dhe tre të tjera si pjesë e Destiny’s Child. Megjithatë, ajo nuk e ka fituar kurrë trofeun e albumit të lakmuar të vitit, pavarësisht katër nominimeve në këtë kategori./Shqiptarja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu