Vangjel Tavo është betuar ditën e sotme për postin e kryetarit të bashkisë Himarë, pas fitores në zgjedhjet e pjesshme.

Mbledhja u mbajt sot në Këshillin Bashkiak të Himarës, në ambientet e institucionit, ku u ndoqën procedurat protokollare për të zgjedhurit vendorë dhe Tavo u betua para anëtarëve mbi Kushtetutë.

yacht hotel sarande

Para godinës së Bashkisë Himarë ishin mbledhur prej mëngjesit të sotëm përfaqësuesit e këshillit nga të gjitha palët politike, që ndoqën më tej edhe ceremoninë e betimit.

Pas betimit, Tavo u shpreh se sfidat komunitare janë të shumta në Bashkinë Himarë, por me besim, me punë dhe vullnet shtoi ai gjithçka mund të realizohet.

“Sfidat janë të shumta, problematiket janë nga më të ndryshmet në të gjithë sektorët e jetesës komunitare, por nga përvoja ime, kam mësuar se kur ekziston vullneti dhe dëshira, çdo gjë mund të realizohet”, tha ai.

Në fjalën e tij për News24 ai u shpreh se transparenca në menaxhimin e fondeve do të jetë pika e parë e punës së tij.

“Nuk do ta quaj veten kryeqytetar por shërbëtor të qytetarëve. Problemet e së kaluarës do t’ia lë së shkuarës. Kur ekziston dëshira e vullneti çdo problem ka zgjidhje. Transparenca në menaxhimin e fondeve do të jetë pika e parë dhe zbatimi i ligjit në çdo vendim të bashkisë”, u shpreh ai./balkanweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu