Tiranë, 19 shtator 2025 – Pas miratimit në Kuvend të programit dhe përbërjes së re qeveritare, sot në Presidencë u zhvillua ceremonia e betimit të kabinetit “Rama 4”.

Betimi para Presidentit Begaj zgjati disa minuta.

Zv.kryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë – Belinda Balluku

Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit – Delina Ibrahimaj

Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin – Adea Pirdeni

Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme – Elisa Spiropali

Ministër i Mbrojtjes – Pirro Vengu

Ministër i Mjedisit – Sofjan Jaupaj

Ministër i Punëve të Brendshme – Albana Koçiu

Ministër i Financave – Petrit Malaj

Ministër i Drejtësisë – Besfort Lamallari

Ministër i Arsimit – Mirela Kumbaro

Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale – Evis Sala

Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – Andis Salla

Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin – Toni Gogu

Ministër Shteti dhe Kryenegociator – Majlinda Dhuka

Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit – Blendi Gonxhja

Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor – Ervin Demo

Ministria e Inteligjencës Artificiale për Prokurimet Publike – Diella

Ministrat e rinj, që dolën nga zgjedhjet e 11 majit, u betuan para Presidentit të Republikës Bajram Begaj, duke zyrtarizuar nisjen e mandatit të tyre. Ceremonia u mbajt në orën 10:00, menjëherë pas votimit unanim në Kuvend një ditë më parë, ku programi dhe Këshilli i Ministrave u miratuan me 82 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Ndërkohë, opozita demokrate ka kundërshtuar procedurat parlamentare, duke kërkuar anulimin e seancës së djeshme. Sipas Partisë Demokratike, u shkelën Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit gjatë votimit.

Me betimin e sotëm, qeveria “Rama 4” nis zyrtarisht mandatin e saj, duke marrë përgjegjësinë e re për drejtimin e vendit.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu