Në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës, Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha vizitoI ekspozitën e artistit të mirënjohur, Avni Delvina titulluar “TRIUMPH,” dedikuar Presidentit të Amerikës, Donald J. Trump. Duke folur për mediat, Berisha kritikoi presidentin amerikan në largim, pra njeriun që e shpalli non grata, se fali familjen e tij e cila duhet të përgjigjej para drejtësisë nëse kishte kryer krime”
“Nuk mund të ndalem pa thënë dy fjalë të sinqerta këtu, prap.
Unë jam njeri që kam pasur respekt për Joe Biden, për vetë disa qëndrime të tij të qarta në favor të shqiptarëve.
Por kur pashë dekretet e tij për të falur familjarët e vet, ata që kishin predikuar drejtësi dhe ligj për Amerikën dhe botën, më është dukur për mua, një nga ngjarjet më të rënda dhe të pabesueshme.
Përdori fuqinë e vendit të tij të madh për të falë familjen e vet, e cila nëse ka kryer krime duhej të përballej. Unë nuk e di, por akti i këtij presidenti në largim është akti më i papranueshëm, akti më i paligjshëm në rrafshin moral në radhë të parë, sepse presidenti i SHBA ka të drejtë të firmosë atë që mendon.
Por ky moment në pamje të parë, disa akte, mendime dëshmon edhe njëherë se çfarë rëndësie të jashtëzakonshme kishte fitorja e Donald Trump dhe reformimi i atij vendi që udhëheq lirinë e botës dhe pafuqinë e të cilit, siç provojnë zhvillimet historike, liria e ka shumë të vështirë të rezistojë në kohën e sotme.
Për ta mbyllur, në një libër të dy studiuesve shkruhet dhe argumentohet me shembull se si, çdo 25 vite ndodhin ndryshime të mëdha, cilësore në botë të cilat nuk i ke imagjinuar, nuk i ke menduar, të cilat strategjistë shumë të rrallë mund ti kenë patur idenë se do të ndodhin.
Në fakt fitorja e Donald Trump në këtë aspekt shënon ndryshimin më të madh këtë çerek shekulli.
Ndaj dhe ti urojmë atij, ekipit të tij i përbërë nga gjeni. Të gjithë e duan Elon Musk, por njerëzit e lirë duhet ta duan atë më shumë se për çdo gjë tjetër, për blerjen që i bëri Tëitterit për ta nxjerrë nga kthetrat e censurës.
Nuk ka më të keqe se censura.
Marco Rubio, një nga yjet në 30 vite të Senatit të SHBA-së. Fëmijë i dy prindërve të ikur nga diktatura e Kastros. Vendosja e tij sot në zyrën e diplomatit të parë të botës, është ogur i bardhë për njerëzit e lirë kudo dhe një lajm shumë i papëlqyer për sistemet dhe diktaturat totalitare në mbarë botën.
Nuk mund të mos e them se, posti i diplomatit të parë të botës doli nga duart e Xhorxh Soros dhe ju rikthye qytetarëve të lirë amerikanë dhe ky është një moment i madh, sepse në fakt paraardhësi i tij funksionoi si Xhorxh Soros, sekretar shteti.
Ndaj dhe dua që mikun tim, piktorin e talentuar dhe të madh ta përgëzoj dhe është njëri nga artistët që admiroj më shumë dhe i qëndroj më besnik admirimit të tij për Donald Trump.
Më tregoi se Sebastian Gorka i ka dërguar një mesazh. Gorka është një bashkëpunëtor i afërt i presidentit Donald Trump dhe i ka dërguar një mesazh me rastin e hapjes së kësaj ekspozite. Uroj që kjo ekspozitë të shëtisë dhe në vendin e Trump, por dhe në vende të tjera sepse në një mënyrë apo një tjetër, me të vërtetat e saj do ti bëjë më të lirë njerëzit që do të vizitojnë këtë ekspozitë.
Urimet më të përzemërta.” deklaroi Berisha.