
Kreun e PD-së, Sali Berisha, te pazari në Krujë, artizanët i kanë dhuruar dhe veshur një xhamadan dhe një qeleshe, veshje tradicionale shqiptare.
“Unë kam bërë një dhuratë nga mamaja, një jelek artizanal… Këto janë dhuratë për Doktorin.
Duhet ta hiqja xhaketën, por u fiksuat ju. Shumë faleminderit.
Mirë se na erdhe kapedan. Mirë se na erdhe me këmbë të mbarë dhe me ndryshim të madh…
Me ndryshim të madh.
U urojmë shëndet. Po të gëzoni ju shëndet, do gëzojë e gjithë demokracia shëndet të plotë. Kemi besim shumë të madh tek ti.
Faleminderit prej jush. U jam shumë mirënjohës, 11 do të jetë dita jonë, do të jetë ndarja nga e keqja e madhe që i ka rënë këtij vendi. Dhe një fillim tjetri i ri i madh.
Ishalla me një të ardhme më të mirë për rininë… po ta dhuroj edhe një shall. Me fitore… Doktori kryeministër për të gjithë rininë shqiptare…
Të jesh i sigurt që do bëj gjithçka që ata ëndrrën e tyre ta ndërtojnë në këtë vend. Se Shqipëria bëhet vetëm kur ju të ndërtoni ëndrrën tuaj këtu. Kur ju të ndërtoni ëndrrën tuaj, kur ëndrra juaj të bëhet realitet.”
Bashkëbisedimi i një tregtari me Berishën, ku i kërkon bashkimin e shqiptarëve.Berisha: PD do përfshijë në qeverinë e saj elementë të shquar të diasporës
“Ky është një punim që e ka bërë zonja ime me dorën e vet. Kjo është shqiponja, simbol që bashkon të gjithë trojet shqiptare dhe do Zoti të vijë ajo ditë që me mençuri, me urtësi, të ndërtojmë një sistem demokratik. Unë e kam ëndërr sepse Shqipëria të them të drejtën, nuk ka pasur ndonjëherë shtet tamam për të qenë. Zoti ia ka dhënë të gjitha. Do Zoti do merremi vesh të gjithë që të ndërtojmë një të ardhme për fëmijët tanë…
Tani ne do bëjmë gjithçka së pari të heqim këtë të keqe që na ka zënë sepse para të gjithash kjo po i përzë shqiptarët nga Shqipëria. Në kuptimin që nga viti 2007 deri në vitin 2014, numri i shqiptarëve në Shqipëri po rritej çdo vit. Jo rritje të madhe, por rritje. Kurse nga viti 2014, deri në vitin 2023, sipas EUROSTAT, vetëm nga kjo periudhë, në hapësirën e BE kanë emigruar 1 milion e 99 mijë shqiptarë. Pra, ka 6 vite që në Shqipëri lindin më pak se sa vdesin.
Doktor ne jemi dëshmitarë të kësaj gjëje, por unë ëndërroj të ndërtojmë një të ardhme në urtësi, të mbajmë njerëzit e mençur, se nuk po dimë t’u tregojmë fëmijëve se çfarë ka Shipëria që e ka bekuar Zoti në të gjitha gjërat…
Në fakt, ke të drejtë se largimi i njerëzve tregon se nuk ka shpresë, tregon se nuk mund të jetojnë. Tregon se kushtet bazë për të jetuar në Krujë, për të jetuar në Shqipëri, dikush i dëmton, dikush i rrënon. Dhe kjo ndryshohet me votë. Vota duhet të bëjë ndryshimin dhe u garantoj që 4 vitet që vijnë, ne kemi një program transformues për Shqipërinë.
Shpresojmë Doktor, por unë jam skeptik për mënyrën se si mund ta ndërtojmë Shqipërinë… të bashkojmë shqiptarët…
Mirë, por ne do e ndërtojmë. Një hap drejt bashkimit të shqiptarëve u bë pasi votimi i diasporës është një moment historik. PD do përfshijë në qeverinë e saj elementë të shquar të diasporës. Do bëjë gjithçka që kombi të paraqitet i bashkuar.”
View this post on Instagram