Kreu i PD, Sali Berisha zhvilloi sot një vizitë në Kishën Ortodokse në Kavajë me rastin e festës së Pashkës. Teksa ndezi qirinj, Berisha ndezi edhe një për 11 Majin, duke shpresuar për fitore.

“Një për ju dhe një për fitoren e 11 Majit”, tha Berisha teksa ndezi qirinjtë.

Më tej gjatë takimit, Berisha tha se nëse do të vijë në pushtet, do të dyfishojë fondin për komunitetet fetare. Po ashtu, lideri i PD tha se nëse merr besimin e qytetarëve brenda mandatit të parë do ti japë fund zgjidhjes së çështjes së pronave për institucionet fetare.

“Unë e kam deklaruar edhe më përpara, ajo që ne do bëjmë, dy gjëra, do përpiqemi dhe do i bëjmë. Së pari do të dyfishojmë fondin që kemi për komunitetet fetare, fondin buxhetor. Ne e patëm vendosur në atë kohë në buxhet një fond për komunitetet fetare dhe këtë fond e ndanin vetë në komitetin e tyre.

Por ky fond ka mbetur aty ku ishte dhe ne do e dyfishojmë atë, se është e domosdoshme të dyfishohet. Së dyti, brenda këtij mandati që vjen në rast se qytetarët shqiptarë votojnë, ne do të zgjidhim përfundimisht problemin e pronave me përparësi absolute për institucionet fetare, por edhe për të gjithë shqiptarët.

Ne kemi marrë angazhim që në 4 vitet që vijnë, çështja e pronave të marrë përgjigje përfundimtare, duke angazhuar kështu të gjithë potencialin që ka qeveria në të gjitha aspektet financiare, rikthime fizike, kompensime fizike, por shoqëria duhet të ndahet nga ato padrejtësi të krijuara, shumë të mëdha.

Vazhdojnë dhe sot, dhe për fat të keq dua ta them, që pronat e komuniteteve fetare janë viktimat e para. Ato i kanë plaçkitur, i kanë grabitur, por ne do të qëndrojmë 100% me vendosmërinë më të madhe. Ne e kemi çështjen e zgjidhjes së pronave dhe të të përndjekurve politikë, duhet me çdo kusht që shoqëria të ndahet nga ato padrejtësi që janë bërë në të shkuarën.”, tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu