
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar institucionet e reja të Kosovës pas konstituimit të Kuvendit dhe votëbesimit të qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti.
Përmes një mesazhi publik, Berisha përgëzoi deputetët e zgjedhur për betimin, si edhe kryetarin dhe Kryesinë e Kuvendit. Ai shprehu gjithashtu urimet për kryeministrin Kurti dhe kabinetin e tij, duke u dëshiruar suksese në zbatimin e programit qeverisës.
Në mesazhin e tij, lideri demokrat theksoi rëndësinë e zhvillimit, rritjes së mirëqenies dhe avancimit të integrimit evropian dhe euro-atlantik të Kosovës.



